Sa të njohur jeni me Ligjin për Konsultimin Publik në Nivel Vendor?
Ligji për njoftimin dhe konsultimin publik garanton që çdo qytetar të ketë të drejtën të informohet dhe të japë mendimin e tij për politikat dhe vendimet që merren në bashkinë e tij. Por, sa të rinj e dinë që kanë këtë të drejtë?
Në vitin 2024, Rrjeti POP realizoi një studim për mënyrën se si zbatohet ky ligj në bashkitë ku vepron, duke analizuar nëse informacioni bëhet publik në kohë dhe nëse qytetarët ftohen realisht të marrin pjesë. Gjetjet treguan se, në shumë raste, proceset janë formale dhe jo përfshirëse, dhe të rinjtë shpesh nuk informohen ose nuk përfshihen në to.
Transparenca dhe përgjegjësia e qeverisjes vendore nuk janë çështje abstrakte – ato ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme. Të rinjtë kanë të drejtë të dinë, të marrin pjesë dhe të kërkojnë llogari. Nëse nuk marrim pjesë sot, dikush tjetër do të vendosë për ne nesër.
A e dini si funksionon konsultimi publik në bashkinë tuaj? A jeni përfshirë ndonjëherë? Nëse jo, ndoshta tani është momenti. Ndiqni me poshte infografikat per secilen bashki ku i realizua studimi.
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Durres
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Elbasan
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Fier
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Kukes
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Korçe
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Puke
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Shkoder
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Tirane
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Vau i Dejes
Ndiq kete link per te lexuar raportin per bashkine Vlore
Persa me siper, jeni të ftuar të merrni pjesë në Konferencën Kombëtare: “Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor – Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik”, që do të zhvillohet më 19 nëntor 2025, në Tiranë.
Konferenca do të sjellë aktorë nga institucionet, bashkitë, shoqëria civile dhe të rinjtë për të diskutuar gjetjet kryesore nga monitorimi i zbatimit të ligjit për konsultimin publik dhe për të ndarë përvoja konkrete mbi pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje.
Rezervo pjesëmarrjen tënde dhe bëhu pjesë e diskutimit për një qeverisje më transparente dhe gjithëpërfshirëse duke na shkruar ne [email protected] ose na telefono ne +355 69 61 20 169