SHKODËR – FORUM PUBLIK MES QYTETARËVE DHE KANDIDATËVE PËR DEPUTETË – ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2021

Fokus: Kontrata Sociale dhe prioritetet e qytetarëve të Qarkut Shkodër (Pukë dhe Shkodër) si pjesë e programeve politike të kandidatëve. “Intelektualët e Rinj, Shpresë” (IRSH) Shkodër dhe “Lëvizja Rinore për Demokraci”, Pukë, organizuan sot forumin publik me kandidatët për deputetë të subjekteve politike në garë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë forum u pranua nga z. Kabir Fishta, Partia Socialiste, znj. Helga Sallaku nga Partia Demokratike, znj. Melisa Broja dhe Z. Amel Pervizi nga Nisma Thurje.

Në forum u diskutua për platformat elektorale të secilit kandidat, të orientuara drejt pikave të Paktit Social të vitit 2017 dhe Kontratës Sociale të vitit 2019, si prioritete qëndrore dhe lokale. Diskutimi u fokusua në katër shtylla kryesore të prioriteteve të qytetareve të Shkodrës: Shëndetësia, Zhvillimi Ekonomik/Punësimi i të Rinjve, Infrastruktura Publike/Infrastuktura Arsimore, Pjesëmarrja Qytetare dhe Transparenca/Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje.

Për shkak të masave anti-Covid, takimi i sotëm u organizua në format hibrid me pjesëmarrje në platformat ZOOM dhe transmetim direkt në Facebook.

POP – Platforma në Shërbim të Qytetarëve! #RrjetiPOP#KontrataSociale#ZgjedhjetParlamentare2021