SHKODËR – FORUM PUBLIK MES QYTETARËVE DHE KANDIDATËVE PËR DEPUTETË – ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021

Rrjeti i organizatave “Përballja e Ofertave Politike – POP”, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021, po organizon Forume Publike në prani të qytetarëve, shoqërisë civile dhe të kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme, në qarqet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë, Korçë e Fier.

Ne Shkoder ky forum organizohen nga Intelektualet e Rinj Shprese.

Qëllimi i debatit është diskutimi i Kontratës Sociale, një dokument me prioritetet e përzgjedhura nga komunitetit i Shkodrës, përmes një procesi konsultimesh, gjithashtu edhe të dëgjojmë ofertat politike të subjekteve politike në raport me këto prioritete, bazuar në shtyllat kryesore: Arsimi/Rinia; Shëndetësia; Zhvillimi Ekonomik; Infrastruktura Publike;

Pjesmarrja Qytetare dhe Transparenca.Proceset zgjedhore janë mundësi e shkëlqyer për të rritur debatin publik mes kandidatëve për deputetë por edhe mes qytetarëve, kjo për të rritur orientimin e programeve politike drejt nevojave të tyre.

Në këtë forum ne kemi ftuar për pjesëmarrje kandidatët për deputetë të subjekteve të ndryshme politike në vend që të jenë pjesë e panelit të diskutimit për të paraqitur programin dhe planet e e tyre për katër vitet e ardhshme.

Ftojmë organizatat e shoqerise civile, median, qytetaret dhe cdo institucion te interesuar te behet pjese e kesaj perballje.Per arsye te protokolleve anti-Covid, forumi do te organizohet ne format hibrid me pak pjesemarrje ne salle, por duke i ofruar mundesine qytetareve qe te na bashkohen nepermjet platformes ZOOM duke ndjekur linkun: https://us02web.zoom.us/j/83602256647
ose edhe nepermjet lidhjes direkte ne Faqen Zyrtare te POP https://www.facebook.com/POPNetworkAlbania ku do te keni mundesine qe te dergoni pyetjet apo komentet tuaja.


Ju mirepresim!Rrjeti POP – Perballja e Ofertave Politike