Si funksionojnë institucionet publike në Shqipëri

Institucionet publike janë mekanizmat përmes të cilëve funksionon shteti dhe garantohet zbatimi i ligjeve. Çdo institucion ka një rol të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse. Kuvendi miraton ligje dhe ushtron kontroll mbi qeverinë; Këshillat Bashkiakë marrin vendime për zhvillimin lokal; Qeveria zbaton politikat publike; ndërsa institucione të pavarura si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sigurojnë mbrojtjen e të drejtave qytetare.
Njohja e funksioneve të tyre ndihmon çdo qytetar të kuptojë se ku duhet të drejtohet për çështje të ndryshme – nga ankesat administrative, deri tek kërkesat për informacion publik.

???? Kuiz reflektues:

  • Cili institucion miraton ligjet në Shqipëri?
  • Cili institucion merret me ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut?
  • Si mund të kërkojë një qytetar informacion nga një institucion publik?