Situata e COVID-19 Vendimet e Këshillit Bashkiak KAMËZ

Disa nga masat e ndërmarra nga Bashkia Kamëz në kuadër të pandemisë COVID-19

Pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave urbane; Vënia në dispozicion e transportit për stafin e spitaleve; Dizenfektimin e hapësirave publike (rrugë, tregje, sheshe dhe lagje banimi) në Kamëz dhe në njësitë administrative Paskuqan dhe Bathore; Shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistë; Lehtësimin e pagesave pranë postës për të moshuarit të cilët nuk kanë familjarë që ju vijnë në ndihmë.