Takim informues me aktorët lokalë për prezantimin e gjetjeve të studimit mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Elbasan
26.09.2024 Shoqata Tjeter Vizion organizoi sot në ambientet e Bashkisë Elbasan takimin informues me aktorët lokalë, përfaqësues të Bashkisë Elbasan, Prefekturës Elbasan, Antarë të Këshillit Bashkiak, Grupe të interesit për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga raporti studimor “Transparenca dhe përgjegjësia në nivel Vendor- Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Elbasan 2024”.
Ky aktivitet është pjesë e nismës më të gjerë “POP 2024: Për Qeverisje të Mirë dhe Integritet,” mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.