Takim me Administratën e Bashkisë Pukë

Në Pukë Qendra Rinore ka zhvilluar takimin informues të POP 2020, me pjësmarrjen e punonjësve të administratës vendore, komunitet dhe të rinj. Në këtë aktivitet u informuan rreth prioriteteve që përmban kjo kontratë dhe niveli i realizueshmërisë së saj. Problemet e thella sociale të banorëve të zonës ishte një pikë e fortë e diskutimit, e cila përkon me prioritetin nr.14 të përmbajtjes së kesaj kontrate që parashikon: Rishikim të masës së mbështetjes së ndihmës ekonomike veçanërisht për gratë kryefamiljare, të divorcuara apo viktima të dhunës në familje. Po ashtu mungesa e vendeve të punës për të rinjtë dhe gratë e zonës ishte diskutim tjetër shumë i rëndësishëm.