Takim me Anëtarë të Këshillit Rinor Vendor të Bashkisë Elbasan
17 prill 2024: Një tjetër hap në njohjen, promovimin dhe lobimin e përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale 2023- 2027.
Shoqata Tjetër Vizion organizoi takimin me anëtarë të KRV të Bashkisë Elbasan për të nxitur pjesëmarrjen dhe përfshirjen në agjendën e tyre të prioriteteve që prekin drejtpërsëdrejti interesat e të rinjve në bashkinë Elbasan.
Metodologjia e kontratës sociale u pa me interes nga KRV Elbasan për hartimin e një kontrate sociale rinore në një të ardhme të afërme.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center, National Endowment for Democracy, Embassy of Sweden in Tirana.