Takim me anëtarë të komunitetit të Njësive Vendore Nr.1 dhe përfaqësuesve të Bashkisë Elbasan

28.2.2022 U zhvillua sot takimi me anëtarë të komunitetit të Njësive Vendore Nr.1 dhe përfaqësuesve të Bashkisë Elbasan për të monitoruar përmbushjen e prioriteteve të identifikuara dhe dakortësuara nga kryetari i bashkisë nëpërmjet nënshkrimit të kontratës sociale në dt.30 Korrik 2021.

Takimi u zhvillua nëpërmjet një komunikimi dhe informimi të ndërsjelltë midis anëtarëve të komunitetit dhe përfaqësuesve të bashkisë, duke diskutuar se cilat prioritete janë përmbushur dhe cilët duhen realizuar më tej.