Takim me banoret e NJA Bulgarec

Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë” ishte sot në një takim me qytetarë të NJA Bulgarec për të informuar dhe monitoruar nga këndvështrimi komunitar përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale për këtë njësi .

1 nga prioritetet e dala nga komuniteti i kësaj njësie, Pajisja e rrugëve kryesore të fshatit me trotuare dhe specifikisht Rruga e të Krishterëve rezulton të jetë përmbushur nga bashkia.

Pjesëmarrësit në takim ngriten prioritete të reja për tu përfshirë në axhendën e shërbimeve publike të bashkisë.

Rekomandimet e komunitetit do ti përcillen Bashkisë Korçë për t’u përfshirë në axhenden e saj të shërbimeve publike.

Faleminderit Olof Palme International CenterOlof Palme International Center – Albania ProgrammeNational Endowment for Democracy#RrjetiPOP#KontrataSociale