Takim me banoret e Njesise Administrative Laç, Vau i Dejes

Qendra-Sociale Hapa te Lehte si pjesë e rrjetit POP realizoi një tavolinë të rrumbullakët me gra dhe vajza, banorë të Njësisë Adminsitrative Hajmel dhe Laç Vau Dejës në Bashkinë Vau Dejës. Në këtë takim të pranishëshin ishin edhe gra anëtare të Këshillit Bashkiak si dhe përfaqësuese nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale dhe zyrës së buxhetit.

Diskutuam rezultatet e dala nga monitorimi i Kontratës Sociale si dhe mbi ecurinё pёr plotёsimin e prioriteteve tё kësaj Kontrate për Bashkinë Vau Dejës.

Gjatë diskutimeve u prekën çështjet e kontatës, të cilat komuniteti i ka vlerësuar se janë shumë prioritare. Diskutimi u fokusua në mënyrë të veçantë tek ndërhyrjet që Bashkia ka ndërmarrë me investime që përmirësojnë kanalizimet, infrastrukturën, rrugët dytësore, ndriçimin si dhe mbi të gjitha, në investimin për çerdhen/ kopshtin me drekë etj.

U diskutua gjatë në lidhje me një problematikë shumë të rëndësishme për këtë Bashki , që është, rregjistrimin e aseteve të Bashkisë si një ndër problematikat me të cilat ndeshet Bashkia për realizimin e investimeve si dhe, mungesën e çertifikatave të pronësisë për shumë banorë, dokument që pengon mbështetjen e grupeve vulnerabël me bonus qeraje. Gjithashtu, diskutimi u ndal tek mbështetja që Bashkia është duke i ofruar grupeve në nevojë nepërmjet përmirësimit të kushteve të banimit, investimeve në kanalizme , përmirësimin e rrjetit të kanalizmit të ujrave të bardha duke bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë si dhe ujë vaditës.