Takim me banoret e Njesise Administrative Paper

Shoqata Tjeter Vizion sot ishte në një tjetër përballje me komunitetin e NJA Papër për të informuar dhe monitoruar nga këndvështrimi komunitar përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale për këtë njësi .

2 nga prioritetet e dala nga komuniteti i kësaj njësie si përmirësimi i shërbimit të pastrimit dhe shtimi i koshave të plehrave si dhe vendosja e urbanit për komunitetin që udhëton nga njësia në Elbasan dhe e kundërta, rezulton të jenë përmbushur nga bashkia. Gjithsesi ka vend për përmirësim të mëtejshem brenda këtyre 2 shërbimeve.

Rekomandimet e komunitetit do ti përcillen Bashkisë Elbasan për t’u përfshirë në axhenden e saj të shërbimeve publike.Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center Olof Palme International Center – Albania Programme National Endowment for Democracy