Takim me banoret e Orikumit

Së bashku me Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Vlorë dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishim në Orikum në një takim me anëtarë të komunitetit. Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat e qytetareve dhe prioritetet e Kontratës Sociale.

Qytetarët u mbështetën duke adresuar disa prej shqetësimeve të tyre përmes kërkesave dhe ankesave kundrejt bashkisë Vlorë për çështje si mbledhja e mbeturinave dhe largimi i tyre nga vend-depozitimi aktual, ndalimi i djegies së mbeturinave, rritja e cilësisë së pastrimit nga kompania e kontraktuar për ofrimin e këtij shërbimi, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, infrastruktura rrugore dhe çështje në lidhje me pronësinë e tokave.

Qendra Rinore e Vlorës, si pjesë e rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike, monitoron vazhdimisht realizimin e prioriteteve të Kontratës Sociale, duke mbështetur njëkohësisht edhe qytetarët për artikulimin e nevojave të tyre.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center- Albania Programme dhe National Endowment for Democracy.#rrjetipop #KontrataSociale