TAKIME ME KOMUNITETIN E KAMZËS

Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, pjesë e rrjetit POP, ka organizuar takim me anëtarë të komunitetit të Paskuqanit dhe Bathores në Kamëz. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i prioriteteve të adresuara nga bashkia Kamëz në kuadër të Kontratës Sociale të nënshkruar para një viti. Pjesëmarrësit diskutuan mbi impaktin që ka pasur puna e bashkisë për gjatë këtij viti në kuadër të adresimit të këtyre prioriteteve për komunitetin e Kamzes.