Takim me nxenesit e Maarif Tirana Campus

Në kuadër të angazhimit për të forcuar njohuritë e të rinjve mbi procesin zgjedhor dhe jo vetem, GADC zhvilloi një takim informues me nxënësit e klasave të 12-ta në Maarif Tirana Campus. Ky workshop pati si synim të prezantojë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme temat kryesore të votimit, të drejtave të votuesit dhe rëndësisë së pjesëmarrjes së informuar në zgjedhje.

Duke qenë se shumë prej këtyre të rinjve do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, diskutimi u fokusua në sqarimin e procedurave praktike të votimit, si dhe në rolin e votuesit të ndërgjegjshëm në një sistem demokratik. Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, duke inkurajuar pyetje dhe reflektim nga vetë nxënësit.

Ky ishte hapi i parë i një serie aktivitetesh që synojnë informimin dhe fuqizimin e të rinjve si qytetarë aktivë në jetën publike të vendit.