Takim në Drejtorinë e Rrugëve, Bashkia Korçë, në kuadër të Kontratës Sociale

Gruaja në Zhvillim Korçë (GZHK), pjesë e POP – Perballja e Ofertave Politike, po vijon me takimet me drejtoritë e bashkisë mbi permbushjen e prioriteteve te Kontratës Sociale për perjudhën shtator 2022- shtator 2023.

Më 3 nëntor u takuam me Nën Drejtorin e Drejtorisë së Rrugëve Z. Albert Nika dhe punonjëse të kësaj drejtorie, Bashkia Korçë.

Këto takime realizohen krahas takimeve ne format fokus grupesh por edhe me bashkëqytetarët korçarë.

Nga gjetjet dhe analizimi i tyre, do të hartohet Raporti i Monitorimit të Kontratës Sociale për Bashkia Korçë.

Faleminderit për mbështetjen:

Olof Palmes Internationella Center

Olof Palme International Center – Albania Programme

Ambasada e Suedisë në Tiranë

National Endowment for Democracy