Takim në Drejtorinë e Shërbimit Social në Kuadër të Kontratës Sociale – Bashkia Korçë
Gruaja në Zhvillim Korçë (GZHK), pjesë e POP – Perballja e Ofertave Politike , po vijon me takimet me drejtoritë e bashkisë mbi permbushjen e prioriteteve te Kontratës Sociale për perjudhën shtator 2022- shtator 2023.
Me 26 tetor u takuam me Drejtoreshēn e Shërbimit Social, Bashkia Korçë , Znj. Mariana Jorgji. Këto takime realizohen krahas takimeve ne format fokus grupesh por edhe me bashkëqytetarët korçarë.
Nga gjetjet dhe analizimi i tyre, do të hartohet Raporti i Monitorimit të Kontratës Sociale për Bashkia Korçë. Faleminderit për mbështetjen:
Olof Palme International Center – Albania Programme