Takim ne Kukes – Ne kuader te Kontrates Sociale me kandidatin e PD per Zgjedhjet Parlamentare
Sot u ne studion e Radio Kukesit Qendra per Progres Rinor mbajti takimin me kandidatin e Partise Demokratike, Z. Flamur Hoxha, per paraqitjen e Kontrates Sociale dhe prioriteteve te qytetareve te Kukesit. Ky takim u mbajt në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021.
Ftesa eshte derguar per te gjithe kandidatet e qarkut Kukes qe garojne ne Zgjedhjet Parlamentare por ne takimin e sotem ftesa u pranua vetem nga kandidati i Partise Demokratike.
Takimi pervecse ne transmetim per 60 minuta drejteperdrejt ne Radio Kukes, eshte transmetuar ne platformen ZOOM dhe faqen Facebook te organizates Qendra per Progres Rinor dhe Rrjetit POP.
Ne forum moren pjese gazetare dhe aktiviste te organizates, te cilet orientuan diskutimin rreth ceshtjeve rinore, kryesisht te lidhura me prioritetet e Kontrates Soociale dhe problematika te tjera rinore, sikurse eshte fenomeni i emigracionit dhe papunesia per Qarkun e Kukesit.
Qendra per Progres Rinor mbetet e hapur per te organizuar takime te ngjashme me te gjithe kandidatet per deputete ne perballje me njeri tjetrin ose edhe takime individuale, nese do te jene te gatshem te ndjekin formatin e forumit POP.