Takim në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë

Më datë 15.04.2019, pranë ambjenteve të njësisë administrative Farkë, u mbajt forumi me qytetarët në kuadër të POP 2019.
Të pranishëm në këtë njësi administrative ishin 20 pjesëmarrës, nga këto 8 burra dhe 12 gra.
Si fillim pjesëmarrësit plotësuan skedën individuale për të ka;luar më pas tek një diskutim më i detajuar i çështjeve të prekura. Pas dikutimit, vëmendja u përqëndrua në identifikimin e çëshjeve që sipas këndvështrimit të komunitetit ishin më alarmante, përmendim këtu: Furnizimin me ujë të pijshëm; Transporti publik; Infrastruktura, sidomos ajo e rrugëve brenda lagjes.