Takim në Njësinë Administrative nr.2, Tiranë

Më datë, 18.04.2019, pranë ambjenteve të njësisë administrative nr. 2 në Tiranë u realizua takimi i rradhës në kuadër të POP 2019.
Të pranishëm në këtë takim ishin 11 gra dhe 9 burra.
Interesi i treguar ishte mjaft i madh dhe pjesëmarrja shumë aktive.
Gjatë diskutimit banorët e kësaj njësie administrative nxorën në pah dhe listuan disa shërbime që për ta janë ndër më prioritaret. Përmendim këtu: Uji i pijshëm; Kanalizimet,; Mungesa e informacionit mbi planet strategjike të bashkisë; Mungesa e kopshteve dhe çerdheve.