Takim në Njësinë Administrative nr.8, Tiranë
Më datë, 17.04.2019, pranë ambjenteve të njësisë administrative nr. 8 në Tiranë u realizua takimi i rradhës në kuadër të POP 2019.
Të pranishëm në këtë takim ishin 11 gra dhe 15 burra.
Interesi i treguar ishte mjaft i madh dhe pjesëmarrja shumë aktive.
Gjatë diskutimit banorët e kësaj njësie administrative nxorën në pah dhe listuan disa shërbime që për ta janë ndër më prioritaret. Përmendim këtu: Uji i pijshëmë; Kanalizimet; Mungesa e informacionit mbi planet strategjike të bashkisë.