Takim, Njësia Administrative Rrashbull, Durrës
Datë 1 Prill 2019-Njësia Administrative Rrashbull, Durrës.
Banorë, pensionist, inspektorë të ndryshëm si dhe kryepleq të Njësisë Administrative Rrashbull, morë sot pjesë në takimin e mbajtur në këtë njësi. Të pranishmit u njohën në detaje me nisëm që CSDC dhe organizata të tjera po organizojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. 21 të pranishmit në këtë forum diskutuan mbi cështjet të cilat do të ngrihen më pas nëpërmjet një letrë politikash dhe pakti social për njësinë e tyre administrative të Bashkisë së Durrësit.
Pjesëmarrësit ngritën si çështje më prioritare çështjen e ujit të pijshëm dhe kanaleve vaditëse pasi për zonën e tyre ishte shumë shqetësuese që njësia apo edhe bashkia nuk kishte ndërrmarë masa për pastrimin e tyre. Kemi mbi 20 vjet që nuk furnizohemi me ujë u shpreh një prej banorëve të zonës së ShënVlashit në Durrës, për të mos folur më pas për mbetjet që nuk kemi kosha.