Takim, Njësia Administrative Sukth, Durrës

Date 29.03.2019 –Njësia Administrative Sukth, Durres 

Të pranishëm në këtë forum në këtë njësi administrative ishin mësues, banorë dhe qytetarëtë ndryshëm të grupmoshave të ndryshme. Takimi u mbajt në ambientet e shkollës 9 vjecare “Njazi Mastori” në këtë njësi.

20 përfaqësuesit shprehën në mënyrë shumë shqetësuese rikonstruksionin nga e para të shkollës në të cilën po bëhej ky takim si një problematikë shumë emergjente. Nëse do vendosim se kush prej cështjeve që po trajtohet sot do të përzgjidhje si prioritare, themi se të gjitha preken nga pak në zonën tonë të gjitha prioritare janë. Këtu në zonë mungon uji i pijshëm.

Cështja e rrugëvë dhe trotuarave në lagjet e Sukthit duhet të merret në konsideratë, për të mos përmendur që zona nuk mbështetet fare me fonde për zhvillimin e fermerit. Për ne të katër cështjet e ngritura duhen të trajtohen edhe janë në krye të prioriteteve që përfaqësuesi apo përfaqësuesja e ardhshme e Bashkisë Durrës duhet ti marrë parasysh.