Takim pranë Njësisë Administrative Guri i Zi, Shkodër

Vijojnë fokus grupet e organizuara në kuadër të POP-2019 Përballja e Ofertave Politike të mbështetur nga Olof Palme Center. Këtë herë ishim pranë njësisë administrative Guri i Zi ku u diskutua me banorë, studentë dhe punonjës të kësaj njësie administrative në lidhje me prioritetet e tyre për sa i përket nevojave për shërbime nga pushteti lokal.
Duke qenë një zonë në zhvillim kërkesat kryesore ishin në mbështetjen e fermerëve si me mbështetje direkte nëpërmjet aksesit në fondet bujqësore por gjithashtu me asistencë nëpërmjet shërbimeve të këshillimit. Transporti publik mbetet një problem jo vetëm i kësaj njësie, i cili është kthyer në një emergjencë për shkak të kaosit që krijohet me transportin privat duke mos ju përgjigjur në kohë nevojave të banorëve.