TAKIME ME KOMUNITETIN E BASHKISË POGRADEC

Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS) Pogradec, pjesë e Rrjetit POP, po përgatit raportin e monitorimit të Kontratës Sociale për Pogradecin për periudhën gusht 2019 – gusht 2020. Paralelisht me monitorimin e punës së bashkisë dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak janë organizuar takime me komunitetin në 7 njësi administrative të bashkisë Pogradec: Dardhas, Cerrave,, Velcan, Udenisht, Trebinje, Proptisht dhe Buçimas.

Sa ka qenë angazhimi i bashkisë në përmbushjen e prioriteteve të komunitetit, sa prej tyre janë marrë parasysh, sa nga prioritetet janë plotësuar dhe cilat janë masat që bashkia po merr për realizimin e Kontratës Sociale të firmosur.