Takime me perfaqesues te bashkise_Kontrata Sociale 2019-2023
Levizja Rinore Puke është një ndër organizatat e rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike. Aktualisht, organizata po vazhdon serinë e takimeve me stafin e bashkisë për të diskutuar përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale në periudhën Shtator 2022 – Shtator 2023. Këto takime janë një mundësi për njohjen e mëtejshme me nevojat dhe sfidat e komunitetit lokal, duke përqëndruar vëmendjen në prioritete të reja që mund të dalin në skenë në të ardhmen. Informacionet dhe diskutimet nga këto sesione do të integrohen në përshkrimin e Raportit Monitorues, i cili është në proces përgatitjeje për të katërtin vit rradhazi. Kjo përpjekje e vazhdueshme e Levizja Rinore për të lidhur dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet lokale eshte një përpjekje për të siguruar që nevojat dhe synimet e komunitetit të reflektohen dhe adresohen në mënyrë efektive nga politikat dhe programet vendore.