Takime me zyrtarë të Bashkisë Durrës në kuadër të Kontratë Sociale
CSDC Durres ka kryer takime me zyrtarë të Bashkisë Durrës për të parë ecurinë e plotësimit të prioriteteve të Kontratës Sociale. Ndër pikat që u përmendën ishin:
– Rritja e flotës së pastrimit nga ana e Bashkisë Durrës. – Plan projekt me financin nga qeveria për të ndërhyrë në të gjitha kanalizimet. – Sistemimi i hapsirave për pushim dhe argëtim brenda shesheve të pallateve. – Projekti për zhvendosjen e Bibliotekës Publike Durrës në Muzeun e Dëshmorëve. – Shtrirje e shërbimeve sociale në Njësitë Administrative, siç është Qendra Komunitare Rrashbulë dhe qendrat e reja të themeluara në Durrës (Qendra e Reziliencës). Në kuadër të kësaj të fundit, ka filluar shërbimi social lëvizës, nëpërmjet të cilit identifikohen rastet dhe më pas gjindet mundësia për të dhënë shërbimin e nevojshëm. – Nga plani i rindërtimit dhe rikonstruktimit të objekteve arsimore pas tërmetit, janë rindërtuar/rikonstruktuar 37 objekte, 20 prej të cilave janë të përfunduara dhe 17 në proces.
POP – Perballja e Ofertave Politike