Tryeze diskutimi – Kontrata Sociale Vlore
Qendra Rinore e Vlorës organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të bashkisë Vlorë, këshillit bashkiak dhe gazetarë të qytetit. Gjatë takimit u diskutuan disa nga gjetjet e raportit të monitorimit të prioriteteve të kontratës sociale për vitin 2021 dhe u fol mbi progresin e prioriteteve.
Pjesëmarrësit dhanë mendimet e tyre rreth përmirësimit të punës kryesisht për prioritetet e shërbimeve publike në infrastrukturë, ujësjelles e kanalizime, ndërsa vlerësuan punën e bërë për prioritetet që u zbatuan gjatë vitit 2021.