Tryeze e rrumbullaket me Keshillin Bashkiak Korce
Sot Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë”, si pjesë e rrjetit POP realizoi një tavolinë të rrumbullakët me qytetarë, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak Korçë, Ndërmarja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdheve dhe Drejtoria e rrugëve.U prezantuan rezultatet e monitorimit mbi ecurinё pёr plotёsimin e prioriteteve tё Kontratës Sociale për bashkinë Korçë dhe u diskutua mbi prioritetet dhe proceset e monitorimit të kësaj kontrate.
Gjatë diskutimeve u prekën të gjashta çështjet e kontatës, të cilat komuniteti i ka vlerësuar se janë shumë prioritare.
Diskutimi u fokusua në mënyrë të veçantë tek dërhyrjet me investime që përmirësojnë infrastrukturën, rrugët dytësore dhe rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar. Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International CenterOlof Palme International Center – Albania ProgrammeNational Endowment for Democracy#kontratasociale#rrjetiPOP