Tryeze e rrumbullaket ne Kamez
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale ka organizar një takim publik në Kamëz. Në takim morrën pjesë 16 pjesëmarrës banorë të Kamzës, të rinj dhe 2 ndërlidhës me komunitetin. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjetjeve të Raportit të dytë të monitorimit të Kontratës Sociale si dhe diskutimi i problematikave të komunitetit të cilat kanë nevojë për tu adresuar nga Bashkia. Banorër diskutuan mbi investimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizime ne Bathore i cili kanjë impakt të madh ne cilësinë e jetës se banorëve të Bathores, për investimet në kopshtet e reja. Gjatë diskutimit qytetarët sollën në vëmendje problematika të tjera si transporti publik, hapësirat e gjelbra dhe parqet, jeta social – kulturore dhe aktivitetet për të rinjtë.