Vau i Dejes_Prioritet i adresuar
Prioritet i Kontrates Sociale Vau i Dejes: Ngritja e nje çerdhe/kopeshti me dreke. Në kohën kur po hartohej buxheti i bashkisë për vitin 2022, përfaqësues të Qendra-Sociale Hapa te Lehte organizuan disa takime me përfaqësues të Zyrës së Buxhetit, me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale si dhe me anëtarë të ndryshëm të Këshillit Bashkiak.
Pas këtyre takimeve advokuese, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Vaut të Dejës më 23 dhjetor 2021, bashkia miratoi një fond prej 3 000 000 lekësh për ngritjen e një qendre komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe përshtatjen e një godine për çerdhe/ kopësht me drekë. Pas këtij momenti janë zhvilluar takime të tjera me komunitetin për këtë prioritet, sepse në parim buxheti i mësipërm është miratuar por mbetet për t’u parë se si do të shpërndahet.Koleget e Hapa te Lehte jane duke monitoruar ne vazhdueshmeri bashkine #VauiDejes