Vizita e Ambasadorit Suedez në Kukës
Kolegët e Qendrës për Progres Rinor, së bashku me të rinj dhe aktivistë pritën Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Z. Niclas Ström. U zhvillua një disktutim intersant rreth prioriteteve të të rinjve, Kontratave Sociale me qeverisjen vendore, nevojave si komunitet ashtu edhe kontributit dhe angazhimit të të rinjve në Kukës. Të pranishmit diskutuan rreth arsimit, sportit, mjedisit dhe rolit qe secili mund të luajë në përmirësim të situatës dhe fushave respektive. Si promotorë dhe dashamirës të natyrës dhe turizmit rural, u ndalëm tek potenciali turistik rural dhe zhvillimet e fundit dhe roli që të rinjtë luajnë në zhvillim të qëndrueshëm të zonës.