Vizitë në Venddepozitimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisë Vlorë
12 prill 2024: Sot koleget e Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center me te rinjtë ishin pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane të Bashkia Vlorë për tu njohur nga afër me punën e përditshme për mbledhjen dhe magazinimin e mbetjeve që prodhohen në qytet dhe njësitë administrative. Ne kete vizite u diskutua mbi nevojën që ky venddepozitim të mbyllet dhe të bonifikohet sa më shpejt, ndërsa mbetet ende ne pritje të hapjes së landfillit të ri në Sherishtë.
Së bashku me drejtoreshën e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Erinolda Lushaj, mësuan më shumë rreth burimit dhe klasifikimit të mbeturinave, ku plastika kryesisht grumbullohet nga mbledhësit privatë që grumbullojnë afërsisht 100 ton në muaj. Nevojitet më tepër ndërgjegjësim për dëmin e shkaktuar nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane në shëndetin e popullatës si dhe reduktim të përdorimit të plastikës.