VLORE – FORUM PUBLIK MES QYTETARËVE DHE KANDIDATËVE PËR DEPUTETË – ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2021

Fokus: 15.4.2021 Kontrata Sociale dhe prioritetet e qytetareve te Vlores si pjese e rograme politike te kandidateve.

Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center organizoi sot forumin publik me kandidatët për deputetë të subjekteve politike ne gare per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.

Ftesa per te marre pjese ne kete forum u pranua nga Z. Ervis Mocka nga Partia Socialiste, Znj. Nada Mecorapaj nga Partia Demokratike, Znj. Entela Shkurtaj nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Z. Krenar Gjonzeneli nga Levizja per Ndryshim dhe Z. Enriko Kacaj nga Nisma Thurje.

Në forum u diskutuan mbi platformat elektorale të secilit kandidat te orientuara drejt pikave të Paktit Social te vitit 2017 dhe Kontrates Sociale te vitit 2019, si prioritete qëndrore dhe lokale.

Diskutimi u fokusua ne tre shtylla kryesore te prioriteteve te qytetareve te Vlores: Arsimi dhe te rinjte; Shendetesia si dhe Mjedisi dhe Zhvillimi i Turizmit.

Per shkak te masave anti-Covid, takimi i sotem u organizua ne format hibrid me pjesemarrje ne platformat ZOOM dhe transmetim direkt ne Facbook.

POP – Platforma ne Sherbim te Qytetareve! #RrjetiPOP#KontrataSociale#ZgjedhjetParlamentare2021