Vlore – Investime në rrugën lidhëse mes fshatrave Kerkovë dhe Bestrovë. Fushate advokuese nga Qendra Rinore e Vlores

Prioritet i Kontrates Sociale Vlore: Investimet në rrugën lidhëse mes fshatrave Kerkovë dhe Bestrovë. Fushate advokuese nga Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth CenterJanë zhvilluar takime me banorë, qytetarë dhe dy takime për mbledhjen e firmave, ndërsa ekspertët kanë drejtuar tekstin e peticionit. Më datë 25.11.2021, kërkesat eshte depozituar në protokollin e bashkisë Vlorë. Klikoni https://www.facebook.com/VloraYouthCenter/posts/4631694990241150 per te pare momentet e firmosjes se peticionit. Peticioni i eshte dërguar zyrës së Komisionit të Ankesave, Kërkesave dhe Peticioneve pranë Këshillit Bashkiak Bashkia Vlorë. Gjatë dhjetorit 2021 janë zhvilluar disa takime me anëtarët e këshillit, të cilët kanë marrë informacion më të detajuar në lidhje me kërkesat për peticion. ?Në dhjetor 2021, ky prioritet është buxhetuar (buxheti 2022) për t’u realizuar gjatë vitit 2022.