Votimi elektronik-Zgjedhjet Parlamentare 11 maj

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, në Qarkun Tiranë (Bashkia Vorë dhe Njësia Administrative nr. 10) do të përdoret pajisja elektronike e votimit dhe numërimit. Kjo teknologji mundëson një proces më të shpejtë, të sigurt dhe pa ndërhyrje në përllogaritjen e votave.

Votimi elektronik është i thjeshtë dhe përbëhet nga disa hapa të qartë që ndjekin njëri-tjetrin: verifikimi me dokument, nënshkrimi me shenjën e gishtit, përzgjedhja e subjektit apo kandidatit dhe konfirmimi përfundimtar. Pajisja e votimit tërheq automatikisht fletën dhe e skanon menjëherë pas votës.

Ky është një proces i lehtë edhe për ata që votojnë për herë të parë. Ndiq hapat në vizualin më poshtë dhe voto i qetë!