Workshop me Banorë të Korçës mbi Kontratën Sociale 2023 dhe Konsultimin Publik
3 qershor 2024: Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë” pjesë e POP – Perballja e Ofertave Politike organizoi me banorë të Bashkisë Korçë një workshop ku u diskutua mbi Kontratën Sociale 2023 të nënshkuar me Kryetarin e Bashkisë z. Sotiraq Filo.
U diskutua mbi rëndësinë që ka angazhimi qytetar në vendimmarrjen lokale, konsultimi publik, e drejta për informim, lobimi, advokimi i qytetarëve për të bërë realitet pikat kryesore të kësaj kontrate.