Workshop me të Rinj mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Korçë

10 maj 2024: Përfshirja e qytetarëve dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse lokale është një sfidë edhe për qytetarët e bashkisë Korçë.

Në këtë kuadër Gruaja në Zhvillim Korçë (GZHK) organizoi një workshop me të rinj nga bashkia Korçë të cilët u informuan për legjislacionin mbi të drejten e informimit, konsultimin publik dhe mekanizma si Lobim , Advokim per t’i stimuluar ata të angazhohen në qeverisjen vendore.

Workshopi ishte një mundësi e mirë për të rinjtë jo vetëm informimi por edhe ndarje idesh dhe opinionesh në lidhje me temat që u trajtuan.

Ky workshop mundësoi që këta të rinjtë të kuptojnë rëndësinë e zërit të tyre dhe impaktin e tyre në hartimin e politikave vendore.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit “Forcimi i Angazhimit të Qytetarëve në Qeverisjen Vendore” i cili mbështetet nga Olof Palmes Internationella Center dhe Qeveria Suedeze Embassy of Sweden in Tirana dhe National Endowment for Democracy dhe që zbatohet nga POP – Perballja e Ofertave Politike

#rrjetipop #KontrataSociale #konsultimipublik