Workshop: Pjesëmarrja dhe Angazhimi i të Rinjve në Nivel Lokal

Prioriteti i parë i Kontratës Sociale 2023-2027 në Bashkinë Vau Dejës është forcimi i demokarcise lokale nepërmjet angazhimit edhe të të rinjve. Sfidat më të mëdha me të cilat bashkite rurale përballen është përfshirja efektive e të rinjve në vendimmarrjen lokale.

Gjate muajit korrik 2024, qendra Hapa të Lehtë organizoi një workshop me të rinjtë anëtarë të Këshillit Vendor Rinor dhe të rinj aktivistë të Bashkisë Vau Dejës mbi pjesëmarrjen dhe angazhimin në nivel lokal duke shkëmbyer eksperiencat e tyre me të rinjtë e GLOW Club, Bashkia Tropojë.

Qëllimi i workshop-it ishte ngritja e kapaciteteve se si të rinjtë mund të bëhen “ZË” i fuqishëm për të drejtat e tyre dhe të bashkëpunojnë me partnerët për të ndikuar në axhendat e politikave lokale.

Në këtë kontekst, në kuadër të POP – Perballja e Ofertave Politike në partneritet me Olof Palmes Internationella Center, Qendra Sociale Hapa te Lehte ka realizuar disa workshope me grupe të ndryshme interesi.

Faleminderit Palme Center!