Workshop “Rrjeti Pop, Konsultimi Publik Dhe Mekanizmat Monitorues – Pop në 2024”

Në datat 22 dhe 23 nëntor, organizuam se bashku me anetaret e Rrjetit Workshop “Rrjeti Pop, Konsultimi Publik Dhe Mekanizmat Monitorues – Pop në 2024”.

Ky event është pjesë e projektit “Kontrata Sociale 2023: Forcimi i Angazhimit të Qytetarëve në Qeverisjen Vendore” mbështetur nga Olof Palmes Internationella Center, Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy. Qëllimi kryesor i Workshopit ishte fuqizimi i anëtarëve të rrjetit POP me njohuri dhe aftësi praktike mbi Konsultimin Publik, mekanizmat dhe indikatorët monitorues . Pjesëmarrësit, nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, diskutuan drejtimet e projektit për vitin 2024 dhe strategjitë e POP në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Ky workshop është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë shqiptare, duke inkurajuar transparencën, llogaridhënien, dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP” synon të nxisë debatin publik dhe të informojë qytetarët, duke orientuar platformat politike drejt nevojave dhe prioriteteve të tyre.