POP Forumi Publik Shkoder me kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë z.Benet Beci
25.4.2023. Intelektualët e rinj, Shpresë në bashkëpunim me POP POP – Perballja e Ofertave Politike ka organizuar në kuadër të Kontratës Sociale përpara Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit, forumin publik me kandidatin e Partisë Socialiste z.Benet Beci.
Në këtë forum u diskutuan prioritetet kryesore të Kontratës Sociale të qytetarëve të Shkodrës si dhe u prezantua programi i kandidatit për kryetar bashkie për përmbushjen e tyre. Kandidati i Partise Socialiste te Shqiperise Benet Beci ka firmosur sot Kontraten Sociale me z. Saimir Beqiraga Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH) duke marre zotimin keshtu qe në rast të fitores së zgjedhjeve lokale do ti bëjë prioritetet e qytetareve të Shkodrës pjese te planeve të punës së bashkisë për katër vitet e ardhshme.
Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.
Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Shkoder 2023 – 2027
“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”