POP – Forumi Publik Pukë me kandidatin e Koalicionit “Bashke Fitojme” z. Rrok Dodaj
29.4.2023. Qendra Levizja Rinore Puke në bashkëpunim me Rrjetin POP – Perballja e Ofertave Politike organizoi Forumin Publik në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023, para Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit me kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Z. Rrok Dodaj.
Ky ishte një nga forumet që qendra Rinore Pukë organizon, si mundësi për të diskutuar prioritet e Kontratës Sociale të qytetarëve të Bashkisë Pukë dhe dëgjuar planet e kandidatëve për kryetar bashkie.
Nënshkrimi i kontratës sociale 2023 – 2027 është një obligim moral i kandidatëve dhe një hap i rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që zëri qytetar të dëgjohet.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të POP-Perballja e ofertave Politike rrjet i cili vepron në 12 bashki në rang vendi, duke sjellë modele të reja bashkëkohore të pjesmarrjes qytetare dhe duke nxitur debatin publik në mes qytetarëve dhe organeve vendimarrëse lokale e qendrore.
Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.
Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Puke 2023 – 2027
“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”