POP – Forumi Publik Vau i Dejes me kandidatin e Koalicionit “Bashke Fitojme” z. Zef Hila

4.5.2023 Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” në bashkëpunim me Rrjetin POP – Përballja e Ofertave Politike organizoi Forumin Publik në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023, para Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit me kandidatin e Koalicionit “Bashke Fitojme” z. Zef Hila.

Ky ishte forumi i fundit që Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” organizoi, si mundësi për të diskutuar prioritet e Kontratës Sociale të qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe dëgjuar planet e kandidatëve për kryetar bashkie. Duke marrë pjesë në këte forum publik, qytetarë, bisnesmenë, përfaqësues të OJF-ve lokale, gazetarë, etj patën mundësi të pyesnin drejtpërdrejtë Z. Hila mbi vizionin dhe planet për të ardhmen e banorëve të Vau Dejës.

Nënshkrimi i kontratës sociale 2023 – 2027 është një hap i rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që zëri qytetar të dëgjohet.

Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.

Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Vau i Dejes 2023 – 2027

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”