POP – Forumi Publik Vlore me kandidatin e Koalicionit “Bashke Fitojme” z. Hysni Sharra

10.05.2023 Qendra Rinore e Vlores në bashkëpunim me POP POP – Perballja e Ofertave Politike ka organizuar në kuadër të Kontratës Sociale përpara Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit, forumin publik me kandidatin e Koalicionit “Bashke Fitojme” z. Hysni Sharra.

Në këtë forum u diskutuan prioritetet kryesore të Kontratës Sociale të qytetarëve të Vlores si dhe u prezantua programi i kandidatit për kryetar bashkie për përmbushjen e tyre. Kandidati i Koalicionit “Bashke Fitojme” ka firmosur sot Kontraten Sociale me perfaqesuesit e VYC duke marrë zotimin keshtu që në rast të fitores së zgjedhjeve lokale do ti bëjë prioritetet e qytetareve të Vlores pjese te planeve të punës së bashkisë për katër vitet e ardhshme.

Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.

Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Vlores 2023 – 2027

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”