Kontratat Sociale 2023-2027
Çfarë është Kontrata Sociale
Nisma e rrjetit POP synon të rrisë debatin publik dhe informacionin tek qytetarët mbi platformat elektorale të partive dhe kandidatëve për kryetarë bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Për të arritur këtë qëllim është hartuar Kontrata Sociale për të gjitha bashkitë, ku organizatat e rrjetit operojnë, e cila është firmosur nga Kryetari i Bashkisë. Kontrata Sociale është një dokument i hartuar me prioritetet e qytetarëve nga takime, fokus grupe dhe forume të organizuara gjatë periudhës parazgjedhore 2023. Prioritetet e komunitetit bazohen në katër shtylla kryesore:
- Shërbimet Publike
- Demokracia Vendore dhe Mirëqeverisja
- Zhvillimi Ekonomik Vendor
- Dimensioni Social në Nivel Vendor
Kontratat Sociale nuk janë thjesht një premtim i shkruar, por një angazhim për kryetarët e zgjedhur për
të përmbushur këto prioritete brenda katër vjeçarit të mandatit të tyre.